“Çadra është mbushur me ujë,” apeli i familjes së prekur nga tërmeti: Çfarë do të bëhet me ne?

Familja e Altin Vathit në fshatin Murqinë është një nga familjet e prekura nga tërmeti.

Që prej datës 26 Nëntor ata kanë improvizuar një çadër për të jetuar, derisa shteti të kthejë sytë nga ata.

Teksa po mbushet muaji nga tërmeti i fuqishëm, moti i keq dhe i ftohtë jua vështirëson edhe më shumë jetesën në çadër pjesëtarëve të familjes.

“Reshje e mbrëmshme e kanë bërë krejt ujë këtu përpara. Tërmeti, shiu, janë bërë të gjitha bashkë. Çfarë do të bëhet me ne? Me vështirësi çdo gjë?

Vajzën e kam sëmurë, duhet terapi e përditshme, s’ka mundësi. Festat do t’i festojmë në çadër. Të na ndihmojnë me një shtëpi, të mos jetojmë kështu”, deklaroi kryefamiljarja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne