Kuriozitete

Çajet që zëvendësojnë ujin gjatë ditëve të ngrohta të verës

Është koha që të freskoheni në mënyrë të shëndetshme. Nëse jeni adhurues i lëngjeve dhe i pijeve të tjera, ekziston alternativa për ujin, e cila do t’ju japë efektin e njëjtë.

Zieni çaj dhe lëreni të ftohet dhe kënaquni me të mirat të cilat jua ofron lloji i caktuar i çajit.

Çaji i zi është shumë i mirë, sepse ul nivelin e kolesterinës në gjak, liron nga stresi dhe përmirëson kujtesën.

Çaji i gjelbër është antioksidans i shkëlqyeshëm, gjithashtu zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Çaji i kamomilit është ideal për zbutjen e stresit dhe të vështirësive, prandaj është shumë i mirë kur dëshironi të qetësoheni.

Çajet e kuqe do të ngadalësojnë plakjen dhe do të forcojnë sistemin tuaj të imunitetit. Nëse nuk jeni rezistues ndaj ftohjeve dhe alergjive, këto çaje janë të dobishme për ju. (ATSH)

OPINIONE

INTERVISTA