Çako publikon EMRAT, kush janë policët dhe drejtuesit e shkarkuar nga detyra

Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako në një deklaratë për mediat ka bërë të njohur emrat e punonjësve të policisë që janë shkarkuar nga detyra për shpërdorim detyre. Ata dyshohet se kanë lejuar kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.

Mes tyre janë të përfshirë drejtues por edhe punonjës të gradave më të ulëta. Çako shprehu po ashtu gadishmërinë e policisë së shtetit për të luftuar kanabizimin e vendit.

FJALA E HAKI ÇAKOS: 

Në të gjitha strukturat e policisë ka filluar bashkëpunimi me pushtetin vendor  për të zbuluar të gjitha ambjentet ku mund të kultivohet lëndë narkotike ish-magazinat shtetërore, banesa të braktisura, serat dhe çdo vend që ka rrisk.

Paralelisht me kontrolle nga toka dhe ajri, policia ka marrë konkretisht aksione në gjithë qarqet. Policia ka marrë një sërë masash të tjerash, si konferencat rajonale, të gjithë punonjësit e policisë kanë deklaruar se ata dhe familjarët e tyre nuk do të jenë pjesë e kultivimit të drogës.

Në vijim të kontrollit në në zonë të Kubinit është konstatuar një zonë e re e kanabizit. Janë kryer të gjitha veprimet proceduriale. Ka filluar procedimi për policinë Lezhë dhe Kubin. Janë konstatuar një sërë shkeljesh nga punonjësit.

U morrën masa si më poshtë:

Gjon Deda, polic në Kurbin u përjashtua nga Policia.

Edvin Toptani, u përjashtua nga policia.

Leonard Palushi, u shkarkua nag detyra.

Xhaferr Kalba, u shkarkua.

Feliks Hysa, u shkarkua nga detyra.

Maksim Bejko, u pezullua nga detyra.

Ka nisur procedimi disiplinor për drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Lezhës.

Policia e Shetit është e vendosur për të vazhduar me detyrimet nga Strategjia Kombetare për luftën antikanabis.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne