Caktohen me miliona dollarë për ndërtimin e kolonive të reja sioniste

Komisioni buxhetor i parlamentit të regjimit sionist, ka caktuar shumën 8.5 milion dollarë për zgjerimin e kolonive sioniste në BPLJ.

Gazeta sioniste The Marker në një artikull të saj shkruan se ky fond do të ndahet për zgjerimin e kolonive sioniste në zonat Gush Etzion, Khalil, Beniamin dhe Samera në rajonin BPLJ. Izraeli me ndërtimin e kolonive sioniste synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të rajoneve palestineze dhe kthimin e tyre në rajone sioniste për të shtrirë kështu edhe më shumë hegjemoninë e tij në rajonet palestineze. Më 23 shtator 2016 KS i OKB e ka shpallur të ndaluar zgjerimin e kolonive nga ana e regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne