Caktohen vendet mikpritëse të samiteve të ardhshme të G20. Kush do të jenë ato?

Në samitin e G20 në Hamburg janë përcaktuar edhe vendet mikpritëse të takimeve të ardhshme të këtij grupi.

Sipas kanalit televiziv DW, Argjentina në vitin 2018 do të jetë mikpritëse e samitit të G20 që do të mbahet në Buenos Aires, Japonia do të organizojë samitin e G20 në vitin 2019. Ndërkaq në vitin 2020, samiti i liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara dhe në zhvillim e sipër në botë do të mbahet në Arabinë Saudite. G20 përbëhet nga 19 vende si Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Gjermania, Franca, Britania, India, Indonezia, Italia, Kanadaja, Japonia, Koreja e Jugut, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia dhe SHBA dhe po ashtu Bashkimi Evropian./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne