“Çamëria Republikë”, qindra qytetarë marshojnë në Vlorë me flamuj të BE e SHBA (Foto, Video)

Qindra çamë të ardhur nga Vlora dhe jugu i vendit kanë marshuar në rrugët e Fierit paraditen e sotme, duke brohoritur “Çamëria Republikë”.

Marshuesit kanë përshkuar të gjithë qytetin nga hyrja deri në qendër, dhe duke përfunduar në periferi.

Sipas organizatorëve të këtij marshimi paqësor kërkohet sensibilizim, tanimë jo vetëm i popullit shqiptar, por edhe politikaneve të majtë dhe të djathtë, që t’i bashkohen kësaj kauze e cila kërkon trojet shqiptare në Çamëri.

Në duart e marshuesve janë valëvitur flamujt kombëtarë të disa vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne