“Çamja” Mesila Doda shan Ramën dhe turqit

“Çamja” Mesila Doda ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me disa çështje të aktualitetit si dhe për lidhjet e tij të ngushta me Erdoganin dhe për afrimin e kohëve të fundit me Rusinë.

Ish-deputetja çame me origjine nga Dibra shprehet kundër marëdhënieve të mira të shefit të qeverisë shqiptare me Turqinë.

Ish deputetja çame, shtyrjen e negociatave ia vesh si dështim kryeminstrit Rama dhe jo refuzimit të Hollandës dhe Frances. Ajo kërkon largimin e tij dhe në shkrimin e saj rendit edhe disa prej shqetësimeve të saj:

“Negociatat nuk i hape, detin e atdheun po plas t’ia falësh grekut ti, patrioti i gushtit, e bëre vendin det me drogë e ministrat e brendshëm janë me duar te tepsia e drogës, spitalet pa ilaçe, vjedh ç’të mundësh me skemën e PPP-ve, teatri të kish’ ngel edhe atë don ta shembësh e të ngresh mostra prej xhami, i bën karshillëk Europës me rusin e turkun.

Ty të ikin 400.000 banorë, se nuk gjejnë më arsye të qëndrojnë tek ky vend. Ti rroga nuk rrit, pensione jo, rrugë nuk shtron, bizneset i mbyt me taksa…

Për çfare rri ti akoma në krye, se nuk e nxë dot më???

Po kaq popull i mjerë jemi???”, shkruan ish-deputetja çame me origjinë nga Dibra.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne