Canak: Kosova është pushtuar në vitin 1912, është humbur në luftë më 1999

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Canak ka thënë se Serbia do të pranohet në Perëndim si edhe çdo shtet tjetër i BE-së atëherë kur të jetë e ndershme ndaj vetvetes dhe kur të distancohet nga e kaluara e saj etnocentrike e totalitare.

Duke folur në televizionin serb “Happy” Canak ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë fajet e bëra, ndër të cilat edhe mospengimi i gjenocidit në Srebrenicë.

“Si është e mundur që më 9 maj, në Ditën e Evropës e Ditën e fitores kundër fashizmit ta presin ‘Gjakun e nderin’, organizat neonaziste, e cila vepron në Serbi?

Ai ka thënë se Kosovën nuk e ka marrë askush, por jo është humbur në luftën të cilën e ka filluar Milosevici, ndërsa është pushtuar në vitin 1912.

“E fiton Kosovën me luftë, kjo është në rregull. E humb Kosovën në kuftë, pastaj thua na e morën…”, ka thënë Canak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne