Carlo Bollino leshon rrugacin Bledi Mane per te sulmuar Gezim Krujen e vdekur

Media islamofobe dhe katolikocentriste e Carlo Bollinos, shqiptarja.com sot ka leshuar ordinerin Bledi Mane, nje njeri te pa edukate dhe shemtire qe duhej ne fakt te punonte duke pastruar kazanet e plerave, per te sulmuar nje nga koloset e humorit shqiptar, Gezim Krujen. Shqiptarja e cila boton per cdo jave nga nje shkrim ku himnizon cuba katolike, shume prej te cileve kane qene anti-shqiptare dhe qe leshon Antonio Cakshirin te gjurmoje dhe gjobise qytetaret e Tiranes, sot e ka tepruar zullumin e saj duke u tallur me nje shqiptar te vdekur, humorist te madh, i cili i ka dhene Shqiperise shume ne nje kohe kur Carlo Bollino, Bledi Mane e Antonio Cakshiri nuk e kishin zbuluar ende Tiranen dhe Shqiperine. Me poshte eshte sulmi islamofobik qe Bollino dhe shemtira Bledi Mane kane leshuar kunder te madhit Gezim Kruja te cilin e krahasojne me nje luftetar te ISIS-it. Familja dhe dashamiret e Gezim Krujes duhet ti kerkojne Bollinos dhe Bledi Manes qe te kerkojne falje per kete krim kanibalist qe ata bejne me nje njeri te vdekur:

“Gëzim Kruja u përcoll si luftëtarët e ISIS…Bashkia t’i kërkonte Metës flamuj kombëtar se i kanë mbetur stok nga protesta e anuluar

Bledi Mane

Humoristin e njohur shkodran e përcollën dje mes panikut të virusit dhe fyerjes kulturore. Kortezhi i përmortshëm nuk kishte muzikë funebre ndërsa xhenazeja e të ndjerit nuk kishte përsipër as lule, as kurora por një flamur jeshil me gërma arabe.

Artistin që bëri të qeshte me humorin e tij qytetin dhe miletin, u përcoll dje i infektuar jo nga Coronavirusi por i mbështjellë me hipokrizinë e dëmshme religjioze.

Gëzim Kruja që spërkaste me notat e humorit të tij fenë, atdhenë, folenë, mëmëdhenë dje u përcoll si luftëtarët paatdhe të Isisit Islamik.

Shkodra dhe një nga artistët e saj dje u fye deri në tjetërsim ndaj bëni mirë ta zhvarrosni Gëzimin e hidhëruar dhe zhvishjani atë flamur përçarës.

Nëse nuk ka flamur kuqezi Voltana Ademi në Shkodër, njoftoni Ilir Metën në Tiranë tua dërgojë ndonjë se i mbetën stok flamujtë kombëtarë nga protesta e anulluar e 15 marsit!

Titulli i vendosur është redaksional
Titulli origjinal: Ky është arkivoli i Gëzim Krujës?

B.K./Shqiptarja.com”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne