Çavushollu: Armenia të tërhiqet nga tokat e Azerbajxhanit dhe të respektojë tërësinë territoriale

Ministri i Jashtëm turk Çavushollu doli në një konferencë të përbashkët shtypi pas mbledhjes së 5-të treshe të Ministrave të Jashtëm Turqi-Azerbajxhan-Iran, të zhvilluar në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit së bashku me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Memmedyarov dhe Ministrit të Jashtëm të Iranit, Cevad Zarif.

Çavushollu vlerësoi deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Armenisë se Turqia është përgjegjëse për vonimin e procesit të miratimit të protokollit të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Armenisë në 10 tetor 2009 në Zyrih.

Duke rikujtuar tokat e pushtuara të Azerbajxhanit nga Armenia dhe masakrën e Hoxhalisë, Çavushollu bëri të ditur se marrëdhëniet do të normalizoheshin nëse Armenia do të tërhiqej nga tokat që mban të pushtuara të Azerbajxhanit.

“Për sa kohë që Armenia nuk përmbush kushtet tona, pra për sa kohë nuk tërhiqet nga tokat e Azerbajxhanit, zbatimi i këtij procesi është i pamundur” tha Ministri i Jashtëm i Turqisë.

“Armenia të tërhiqet menjëherë nga territoret e Azerbajxhanit dhe të mësohet të të tregojë respekt për tërësinë territoriale të këtij vendi” tha Ai.

Ndërsa në lidhje me bisedimet për Sirinë që vazhdojnë në Astana, Kryeqytetin e Kazakistanit, Çavushollu tha se këto mbledhje përmbushin një detyrë të rëndësishme nga aspekti i hapave për rritjen e besimit, krijimi i rajoneve jokonfiktuale dhe kërkojnë vazhdimin e këtij procesi.

Ai tha se mbështesin zgjidhjen politike në Siri dhe nënvizoi se duhet zhvilluar dialogu ndërmjet palëve pa pasur përbrenda tyre DAESH-in dhe PYD/YPG, që është zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne