Çavushollu: Me Kinën do të realizojmë projekte gjigande

Pas takimit dypalësh dhe mes delegacioneve të Ministrit të Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe ministrit kinez Vang Yi, u mbajt një konferencë për mediat lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Çavushollu bëri të ditur se Turqia është një nga vendet që i jep mbështetjen më të madhe politikës së Kinës dhe shtoi: “Sigurinë e Kinës e shohim si sigurinë tonë. Si në vendin tonë ashtu edhe në rajonin tonë nuk lejojmë asnjë veprimtari negative kundër Kinës”.

Ai bëri të ditur se ndërmjet Turqisë dhe Kinës vazhdon në rritje dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

“Ne jemi të vendosur për të rritur vëllimin tonë tregtar. Ne vazhdojmë punimet për shummlojshmërinë e prodhimeve tona. Ndërkaq vazhdon të rritet edhe eksporti ynë drejt Kinës duke filluar nga produktet bujqësore” u shpreh Ministri i Jashtëm, Çavushollu.

Duke u shprehur se të dyja vendet kanë për të realizuar së bashku projekte shumë të rëndësishme tha se me projektin “Gjeneratë dhe Rrugë”, që ka për qëllim rigjallërimin e Rrugës historike të Mëndafshit, do të realizohet projekti i “Korridorit Qendror” që u propozua nga Turqia.

Ndërkaq Ai bëri të ditur se së bashku me Kinën dëshirojnë të ndërtojnë rrugën e trenit të shpejtë Edirne Kars dhe centralin e tretë bërthamorë në Turqi.

Kurse ministri mysafir, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e treguar nga Turqia për “Politikën e Kinës së Vetme”, ka theksuar se këto dy shtete në mënyrë reciproke duhet ta përkrahin njëra-tjetrën në çështjet e ndjeshme.

Duke vënë në dukje se me Çavushollunë janë pajtuar që rritja e bashkëpunimit të këtyre dy shteteve në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtja e sigurisë së përbashkët është në interes të të dy palëve, kryediplomati kinez shprehet se “Kina do të mbështesë në mënyrë të vendosur përpjekjet e Turqisë për mbrojtjen e sovranitetit, stabilitetit dhe të sigurisë”.

Vang po ashtu tha se “Shpresojmë që Turqia do të marrë pjesë në mënyrë më aktive në çështjet ndërkombëtare, si një palë me rëndësi në bashkësinë ndërkombëtare”.

Duke u shprehur se kanë qëndrime të qarta për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore, vazhdimin e paqes dhe të stabilitetit si dhe për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut dhe negociatave, Vang thotë se shteti i tij është kundër testimeve të raketave të Koresë së Veriut. Ai iu bëri thirrje palëve që t’iu shmangen akteve të cilat sjellin rritjen e tensioneve në rajon.

Duke folur edhe për tensionet mes të Palestinës dhe Izraelit për shkak të Al Aksa-së, ministri i Jashtëm kinez ka theksuar se çështja e Palestinës është “Themeli i kaosit në Lindjen e Mesme”.

Duke u shprehur se “Në qoftë se çështja e Palestinës nuk zgjidhet, paqja në Lindjen e Mesme nuk do të jetë e mundshme”, Vang thekson se kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe negociatave.

Ai po ashtu vë në dukje se Turqia ka një pozitë speciale në çështjen e Palestinës, ku shtoi se “Shpresojmë se çështja e Palestinës do të zgjidhet në mënyrë të përbashkët me bashkësinë kombëtare, ku përfshihet edhe Turqia”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne