Çavushollu në Manila për zhvillimin e marrëdhënieve me ASEAN

Me pjesëmarrjen e 27 vende, nesër do të fillojë mbledhja e 50-të e Ministrave të Jashtëm të Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që do të zhvillohet në kryeqytetin Manila të Filipineve.

Turqia që merr pjesë me statusin e të ftuarit do të përfaqësohet nga Ministri i Jashtlm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Ministri Çavushollu, në mbledhje, do të zhvillojë takime në vartësi të objektives për të zhvilluar lidhjet rajonale të Turqisë.

Qëllimi në mbledhje do të jetë që krahas mbështetjes së zhvillimeve ekonomike, sociale dhe kulturore të rritet edhe paqja dhe siguria rajonale.

Në tryezë, krahas vendeve të ASEAN, do të zënë vend edhe ministrat dhe zëvendësministrat e jashtëm të 27 vendeve përfshi edhe ata të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, Rusisë dhe Koresë së Jugut.

Kurse Ministri Çavushollu në kuadër të takimeve dypalëshe sot u takua me Ministrat e Jashtëm të Bruneit, Sri Lankas, Kamboxhias dhe Filipineve.

Në takime u shqyrtua aplikimi i Turqisë në partneritetin e dialogut sektorial të ASEAN.

Çavushollu i përcolli homologëve të tij se në Laos do të hapet ambasada turke dhe në këtë mënyrë Turqia do të përfaqësohet në të gjitha vendet e ASEAN.

Kurse në takimin ndërmjet Çavushollusë dhe homologut nga Singapori u shqyrtuan embargoja e Katarit dhe zhvillimet në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne