Çavushollu në Moskë, pas takimeve të rëndësishme u zhvillua mbledhja treshe për Sirinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me homologun rus, Sergey Lavrov dhe homologun iranian Cevad Zarif në Moskë, kryeqytetin e Rusisë.

Çavushollu përpara takimit tresh të Ministrave të Jashtëm të Turqisë-Rusisë-Iranit, për vlerësimin e krizës së Sirisë dhe hapave që duhen hedhur më tej, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Zarif.

Çavushollu në takim bisedoi për bashkëpunimin ekonomik dhe në turizëm ndërmjet Turqisë dhe Iranit si dhe çështjet rajonale me në krye Sirinë.

Pas këtij takimi ministri turk zhvilloi një takim me homologun rus Lavrov dhe në deklaratën e bërë më pas tha se mbledhja treshe është shumë e rëndësishme nga aspekti i hapave të reja për zgjidhjen e çështjes së Sirisë.

Ai tha se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë janë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe janë duke u realizuar punime të suksesshme në çështjet rajonale.

“Falë bisedimeve të rregullta të ministrave të jashtëm garantuese të procesit të Astanas kemi arritur një përparim serioz për zgjidhjen e çështjes së Sirisë. Edhe takimi i sotëm është i rëndësishëm për nga aspekti i hapave që do të hidhen më tej” tha Ministri Mevlyt Çavushollu.

Edhe Ministri Lavrov tha se me Çavushollunë kanë një dialog të ngjeshur politik dhe duke nënvizuar se liderët e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm bëri të ditur se janë zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet ministrave përgjegjës për tregtinë, ekonominë dhe transportin dhe janë shpeshtuar kontaktet njerëzore.

Ai tha se dinamika e dendur e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tregon se sa rëndësi të madhe i jep Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bashkëpunimit turko-rus.

Çavushollu pas takimeve dypalëshe kaloi në mbledhjen treshe të ministrave./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne