Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres solli në rend të ditës edhe gjendjen e nënave që presin të takohen me fëmijët e tyre, të cilat janë duke qëndruar përpara ndërtesës së selisë së Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në Dijarbakër (Diyarbakır).
Në mbledhjen ku u bisedua për çështjet e Sirisë, Qipros dhe ato rajonale, Çavushollu solli në rend të ditës edhe gjendjen e nënave që presin në në selinë e HDP-së për fëmijët e tyre, të cilët janë rrëmbyer dhe janë dërguar nga ana e organizatës separatiste terroriste PKK.
Ai i bëri të ditur Guterresit se “institucionet ndërkombëtare, organizatat joqeveritare nuk janë duke u interesuar për këtë çështje dhe sillen sikur nuk ekziston”.
Çavushollu përpara punimeve të sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u takua në Selinë e Përgjithshme të OKB-së me Guterres dhe në prononcimin për median ai tha se ishte një takim i dobishëm dhe diskutuan për shumë çështje si Siria dhe komiteti kushtetues.
Kurse pyetjes se kur do të deklarohet komiteti kushtetues, Çavushollu iu përgjigj duke thënë: “Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Sirini, Geir Pedersen do të shkojë të hënën në Damask dhe do të bisedojë me regjimin. Pas kësaj mbledhjeje mund të themi se kur mund të deklarohet komiteti në fjalë”./trt