Çavushollu reagoi ndaj vendeve myslimane që heshtin për çështjen e Lartësive të Golanit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) reagoi ndaj heshtjes së shumë vendeve myslimane për dekretin që shkel rezolutat e OKB-së, të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me Lartësitë e Golanit.

Në fjalimin e mbajtur në Antalie (Antalya), Çavushollu tha: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkroi një letër duke injoruar drejtësinë, ligjet ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. E çfarë do ai, që Lartësitë e Golanit, të cilat janë toka të Sirisë, të bëhen toka të Izraelit, vendi që i ka mbajtur të pushtuara deri tani. A ka vend tjetër mysliman përveç nesh që reagon ndaj kësaj? Ku është Liga Arabe, ku është solidariteti?”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne