Çavushollu: Turqia do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen për paqen dhe stabilitetin e përhershëm në Ballkan.

Çavushollu, që ndodhet për takime zyrtare në qytetin Gjenevë të Zvicrës, por pjesë në mbledhjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Forumin Ekonomik Botëror.

Në deklaratën e bërë nga ministri Çavushollu në median sociale në lidhje me këtë mbledhje theksoi se do të zgjerojnë edhe më shumë bashkëpunimin me hapësirën gjeografike të Ballkanit dhe shtohet:” Theksuam (në mbledhje) se Turqia do të vazhdojë mbështetjen për paqen dhe stabilitetin e përhershëm në Ballkan.”

Ministri Mevlyt Çavushollu u takua në Gjenevë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Dy ministrat biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet rajonale./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne