Çavusoglu: Algjeria është e rëndësishme për rajonin dhe botën islame

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu ndodhet në Algjeri për një vizitë zyrtare.

Këtu ai u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij algjerian, Sabri Bukadum.

Çavusoglu, në një prononcim për reporterët pas pritjes tha se në Algjeri ndodhet në përgjigje të ftesës së kolegut të tij, ndërsa shprehu kënaqësinë nga vizita në këtë vend.

Gjatë prononcimit ministri Çavusoglu tha se “Algjeria është një vend i rëndësishëm edhe për rajonin edhe për botën islame. Stabiliteti i Algjerisë është i rëndësishëm edhe për Turqinë”.

Duke e bërë të ditur se ai e mbajti premtimin e tij për të vizituar Algjerinë pavarësisht intensitetit të zhvillimeve në Turqi dhe në rajon, ministri Çavusoglu tha: “Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë marrëdhënieve tona me Algjerinë. Këtë do ta bisedojmë edhe gjatë takimit. Do të kemi rastin të takojmë Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit. Algjeria është një vend i rëndësishëm edhe për rajonin edhe për botën islame. Stabiliteti i Algjerisë është i rëndësishëm edhe për Turqinë”.

Çavusoglu kujtoi se shumë kompani turke operojnë në Algjeri, ndërsa shtoi se “Ne krenohemi me ata. Duam të falënderojmë shtetin algjerian për besimin e tyre ndaj kompanive tona dhe për mbështetjen e tyre”./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne