Çavusoglu: BE nuk arriti ta mbajë premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka deklaruar se “Bashkimi Evropian nuk arriti ta mbajë premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut”.

Gjatë turneut të 3-të të Golfit për Diplomatët dhe botën e biznesit ku morën pjesë ambasadorë dhe biznesmenë të ndryshëm, Çavusoglu tha se Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s, për të filluar bisedimet dhe për t’u pranuar në BE, por fatkeqësisht BE nuk arriti ta mbajë premtimin e saj.

“Ambasadori i Maqedonisë, miqve grekë mos t’iu vijë keq, por unë ende jam duke thënë ‘Maqedoni’ sepse keni ndryshuar emrin. Përse e ndryshuat emrin? Për t’u bërë anëtare e NATO-s, për të filluar bisedimet dhe për t’u pranuar në BE. Ne e mbajtëm premtimin tonë si NATO dhe ju ftuam. Por, fatkeqësisht BE nuk arriti ta mbajë premtimin e saj. Nuk u ftuat në bisedimet e pranimit. Kjo nuk është në dobinë tuaj. (Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ankara) ambasadori Zvonko Mucunski është bashkëpunues dhe me të vërtetë ndihmon. Ju faleminderit”, tha Çavusoglu pas shpërdarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit.

Çavusoglu në fjalën e tij kujtoi se ata premtuan të ishin një ekip biznesi në turne vitin e kaluar, duke rënë dakord me ambasadorët. Ai tha se ata do të ishin një ekip më i mirë vitin e ardhshëm.

“Turneu kaloi me sukses. Për vitin e ardhshëm përgatitjet do të fillojnë në Ankara”, tha ministri Çavusoglu i cili shprehu falënderimet për pjesëmarrësit si dhe për të ftuarit nga vende të ndryshme.

Turneut i 3-të të i Golfit për Diplomatët dhe botën e biznesit u mbajt në fushën “National Golf” në Antalya nën sponsorizimin e Turkish Airlines (THY) në organizim të Ministrisë së Jashtme të Turqisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne