Çavusoglu bisedoi me homologët amerikan dhe rus për operacionin “Burimi i Paqes”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Burimet diplomatike njoftojnë se të dy homologët zhvilluan një bisedë telefonike por nuk u dha ndonjë informatë në lidhje me përmbajtjen e bisedës.

Ministri Çavusoglu më herët ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe të Iranit, Muhamed Xhevad Zarif të cilët i informoi në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes”.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia zhvillon për të shkatërruar korridorin e terrorit që përpiqet për t’u vendosur në kufirin jugor të saj dhe për të vendosur paqe dhe qetësi në rajon tha se “Turqia ka shqetësime legjitime për siguri. Në jug ajo është e kërcënuar nga terrori”.

Në deklaratën e bërë për Judy Woodruff nga kanali televiziv amerikan “PBS”, Sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia zhvillon në veri të Sirisë.

“Turqia ka shqetësime legjitime të sigurisë. Në jug ajo është e kërcënuar nga terrori. Ndërkohë që në përputhje me objektivat e ShBA-së ishim duke luftuar kundër kërcënimit të organizatës terroriste DAESH në Siri ne bëmë atë që është e mundur që njerëzit në Turqi të mos jenë në objektiv të terrorit dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë”, bëri të ditur Pompeo.

Ai shtoi se ShBA-ja ka zhvilluar një luftë shumëpalëshe për largimin e DAESH-it nga Siria dhe ka arritur objektivin e saj, ndërsa theksoi se vendosmëria e saj në këtë drejtim do të vazhdojë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne