Çavusoglu bisedoi me Pompeo për tërheqjen e terroristëve në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka realizuar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme (të Turqisë) në këtë bisedë telefonike Pompeo konfirmoi se autoritetet ushtarake amerikane i kishin informuar me shkrim autoritetet ushtarake turke mbi tërheqjen e terroristëve pjesëtarë të organizatës terroriste YPG/PKK nga zona e operacionit «Burimi i Paqes»./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne