Çavusoglu: Deklaratat e vendeve tjera për Qipron janë kryesisht të papërshtatshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se deklaratat e vendeve të tjera përveç vendeve garantuese lidhur me Qipron dhe Mesdheun Lindor janë krejtësisht të papërshtatshme.

Në një prononcim të bërë në Ministri pas takimit me një delegacion të ardhur nga Iraku, ministri Çavusoglu tha se nuk dëshiron të flasë për aktivitetet e sondazheve të Turqisë në platformën e saj kontinentale, ndërsa shtoi se “Turqia vendos vet se çfarë do të bëjë në platformën e sja kontinentale. Ne veprojmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe do të vazhdojmë aktivitetet tona këtu. Ndërkaq kemi intensifikuar edhe punimet në zonat për të cilat u licencuam nga Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV)”.

Duke vënë në dukje se Turqia nuk i vlerësoi si të drejta punimet sismike të njëanshme nga ana e palës greke, Çavusolu tha se është e nevojshme që të garantohen të drejtat e palës turke të Qipros.

“Ne propozuam të ngremë një komision të përbashkët. Bashkimi Evropian (BE) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) nuk kanë bërë asnjë hap për këtë çështje derisa ne nuk filluam me sondazhe”, bëri të ditur Çavusoglu.

Çavusoglu nënvizoi se shpjegimet e vendeve të tjera përveç vendeve garantuese u gjetën të jenë krejtësisht të pajustifikuara dhe se këto vende nuk kanë të drejtë fjale këtu.

“Këto pasuri dhe burimeve të përbashkëta ose do të ndahen në mënyrë të drejtë, ose ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat tona dhe të turqve qipriot si Turqinë si një vend garantues”, bëri të ditur Çavusoglu.

Duke vënë në dukje se Turqia në Egje nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionimin, por të gjejë një zgjidhje të sinqertë, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë tha se “”Unë shpresoj se qeveria e re në Greqi do të çojë në marrëdhënie më konstruktive”.

Shefi i diplomacisë turke tha se BE-ja nuk do të përfitojë nga hapat e hedhura në drejtim, por të kundërtën do të pësojë dëme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne