Çavusoglu: Dënojmë qëndrimin e jashtëligjshëm të Armenisë ndaj Azerbajxhanit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dënoi edhe një herë qëndrimin e jashtëligjshëm të Armenisë ndaj Azerbajxhanit.

Çavushollu bëri të ditur se gjatë sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Sulmimet ndaj Azerbajxhanit nga ana e Armenisë të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), kanë dënuar qëndrimin e jashtëligjshëm të Armenisë ndaj Azerbajxhanit.

Pas mbledhjes në fjalë ministri turk bëri një deklaratë nëpërmjet medias sociale Twitter.

“Në mbledhjen e Grupit të Kontaktit të OBI-it për Sulmimet ndaj Azerbajxhanit nga ana e Armenisë dënuam edhe një herë qëndrimin e jashtëligjshëm të Armenisë ndaj Azerbajxhanit. Theksuam se Grupi i Kontaktit është i rëndësishëm për mbështetjen e Azerbajxhanit në kauzën e tij të drejtë”, u shpreh Çavushollu./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne