Çavusoglu dhe Zarif nënshkruajnë “Planin e Konsultimeve” mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi një takim me homologun e tij iranian, Xhevad Zarif (Javad Zarif) në qytetin Isfahan të Iranit.

Pas takimeve të delegacioneve të kryesuara nga ministrat Çavushollu dhe Zarif, ministrat nënshkruan Planin e Konsultimeve, me të cilin synohet që forcimi i konsultimeve për çështjet dypalëshe, rajonale dhe ato ndërkombëtare me qëllim që bashkëpunimi të bëhet më efektiv në këtë kuadër.

Pas mbledhjes ministri Çavushollu mori pjesë në drekën e shtruar për nder të tij nga ministri Zarif.

Në përgjigje të ftesës së homologut të tij iranian, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë të enjten udhëtoi në qytetin Isfahan të Iranit për një vizitë pune./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne