Bota

Çavusoglu: Disa shteteve arabe nuk u dëgjohet zëri nga frika e Amerikës dhe Izraelit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, reagoi kundër disa shteteve arabe që vazhdojnë të mos ngrenë zërin edhe pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dekretin që pretendon se Lartësitë e Golanit në Siri janë territore izraelite.

Duke folur të martën gjatë një tubimi në Antali, Çavusoglu rikujtoi se Turqia ishte vendi i parë që kundërshtoi këtë hap antiligjor të Trumpit.

“A u ngrit ndonjë zë nga shtetet arabe kundër atij dokumenti të nënshkruar nga presidenti i SHBA-së për të njohur Lartësitë e Golanit në Siri si territore të Izraelit pushtues? Kush ishte shteti i parë që reagoi? Turqia ishte e para që reagoi. Ndërkohë që dëshmuam madje dhe reagimin e Bashkimit Evropian, disa shteteve arabe nuk u dëgjohet zëri nga frika e Amerikës dhe Izraelit”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Trumpi nënshkroi të hënën urdhrin presidencial që njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit, territore siriane të pushtuara prej tashmë 52 vitesh./ trt

OPINIONE