Çavusoglu: Do të pastrojmë lindjen e Eufratit, çfarëdolloj çmimi të ketë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se lindja e lumit Eufrat do të pastrohet nga terroristët.

Çavushollu, në ceremoninë e zhvilluar në selinë ePartisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Antalia me rastin e Kurban Bajramit, ndër të tjera u shpreh edhe në lidhje me lindje e lumit Eufrat.

“Ashtu siç pastruam Afrinin në Siri, ashtu siç pastruam Jerablusin nga organizata terroriste DAESH, ashtu do të pastrojmë edhe lindjen e Eufratit nga YPG/PKK. Çfarëdolloj çmimi të ketë, do të pastrohet. Nuk ka asnjë ndryshim në vendosmërinë tonë në këtë temë. Ne nuk do të lejojmë që Amerika të zvarrisë procesin ashtu si në Menbixh”, tha ministri Çavushollu.

Ai tha gjithashtu se edhe në politikën e jashtme Turqia është një vend që tejkalon të gjitha problemet dhe ajo do të vazhdojë deri në fund luftën kundër terrorit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Ne do të vazhdojmë luftën deri sa në veri të Irakut të mos mbesë asnjë këmbë terroristi. Ashtu siç kemi pastruar brenda ashtu do të pastrojmë edhe terroristët atje. Nuk ka rrugë tjetër.”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne