Çavusoglu: Do të vazhdojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës myslimane turke në Greqi

Çavusoglu priti në Rezidencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara kreun e Autoritetit të Çështjeve Fetare (Diyanet), prof. dr. Ali Erbas, myftiun e zgjedhur të Komotinit, Ibrahim Serif dhe myftiun e zgjedhur të Ksanthit, Ahmet Mete.

Shefi i diplomacisë turke e vlerësoi këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Jashtëm, Yavuz Selim Kiran, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Ne do të vazhdojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës myslimane turke në Greqi, të drejta këto që vijnë nga Traktati i Paqes i Athinës dhe Traktati i Paqes i Lozanës. Riafirmuam përkrahjen tonë për myftiun e zgjedhur të Komotinit, Ibrahim Serif dhe myftiun e zgjedhur të Ksanthit, Ahmet Mete, të cilët qëndrojnë të palëkundur karshi presioneve”, shkroi ai./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne