Bota

Çavusoglu fshikullon SHBA-në për vendbanimet çifute: Asnjë vend s’është mbi të drejtën ndërkombëtare

“Asnjë vend nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare. Deklaratat e stilit «fakt i kryer» nuk do të kenë kurrfarë vlefshmërie as në aspektin e së drejtës  ndërkombëtare”, vlerësoi Çavusoglu përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi të hënën mbrëma se tashmë nuk i shikojnë më si të jashtëligjshme njësitë çifute të banimit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai theksoi se administrata e Presidentit Donald Trump do të ndryshojë qëndrimin për vendbanimet çifute të ndërtuara në Bregun Perëndimor të pushtuar duke thyer precedentin që daton mbi katër dekada.

Pompeo paralajmëroi se vendi i tij do të largohet nga mendimi juridik i vitit 1978 i Departamentit të Shtetit, i cili vlerësonte se vendbanimet janë “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se “ai mendim nuk ndihmon në procesin e paqes” dhe argumentoi se ndërtimi i vendbanimeve çifute “nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare” për Uashingtonin./trt

OPINIONE