Çavusoglu homologut islandez: Trajtimi i kombëtares turke në aeroport, i papranueshëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij islandez, Guadlagur Thor Thordarson për sjelljen e autoriteteve islandeze ndaj kontingjentit të kombëtares turke pas zbritjes të hënën në aeroportin Keflavik për ndeshjen e Grupit H me Islandën, në kuadër të eliminatoreve të vlefshme për kampionatin evropian 2020.

Çavushollu i tha bashkëbiseduesit se trajtimi që iu bë futbollistëve të kombëtares turke në aeroport është i papranueshëm, duke pasur parasysh faktin që autoritetet islandeze janë njoftuar 2 herë nga Ambasada e Turqisë në Oslo dhe Konsulli i Nderit në Reykjavik, një herë 3 javë më parë dhe herën e dytë menjëherë para se kombëtarja turke të realizonte këtë udhëtim drejt Islandës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne