Çavusoglu i bën thirrje shoqërisë ndërkombëtare për të ndihmuar palestinezët

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare për të mbështetur popullin palestinezë.

Mevlut Çavusoglu mori pjesë në Takimin e Komitetit të Ministrave të organizuar në kuadër të Samitit të 18-të të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadrura (NAM) me temë “Palestinën”.

Në fjalën e rastit ministri Çavusoglu bëri të ditur se kauza palestineze po jeton njërën prej periudhave më të vështira në historinë e saj, ndërsa tha se mbështetja e vazhdueshme e Lëvizjes së Vendeve të Painkuadrura për Palestinën ka rëndësi të madhe.

Çavusoglu theksoi se pushtimi i Izraelit dhe politikat ekspansioniste vazhduan dhe deklaratat e fundit të Netanyahu gjatë fushatës zgjedhore riafirmuan vizionin e shndërrimit të Izraelit në një “shtet apartheid” racist, ndërsa shtoi se populli palestinezë vazhdimisht po jeton në një gjendje të jashtëzakonshme.

Duke vënë në dukje se ekziston nevoja për një shtet të palestinez të pavarur dhe sovran me kryeqytet Jerusalemin Lindor të bazuar në kufijtë e vitit 1967 që jeton në paqe me Izraelin, shefi i diplomacisë turke tha se “Shoqëria ndërkombëtare, për të mbështetur popullin palestinezë, duhet të kundërshtojë përpjekjet e Izraelit për të dobësuar zgjidhjen me dy shtete”.

Mevlut Çavusoglu tha se mbi Izraelin duhet të bëhet më shumë presion për të hequr dorë nga vendimet për ndërtimin e vendbanimeve të reja të jashtëligjshme, shkeljen e të drejtave të palestinezëve, përfshirë edhe përpjekjet për të shkatërruar statusin ligjor dhe historik të Jerusalemit.

“Njohja e shtetit palestinez nga e gjithë shoqëria ndërkombëtare është një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme. Unë u bëj thirrje të gjithë anëtarëve që nuk e njohin shtetin palestinez ta bëjnë këtë”, deklaroi Çavusoglu.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në ndihmat financiare të Turqisë të bëra për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërme (UNRWA) dhe tha se Turqia gjatë këtij viti ka dhuruar 10 milionë dollarë.

Çavusoglu theksoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë më të mirën e mundshme për të lehtësuar situatë e palestinezëve në Gazë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne