Çavusoglu: Izraeli nuk do të mund ta realizojë asnjëherë ëndrrën e tij

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se shpresa e vetme që populli palestinez të fitojë të drejtat e tij është uniteti i myslimanëve.

“Izraeli nuk do të mund të realizojë asnjëherë ëndrrën për spastrimin etnik të atdheut palestinez dhe krijimin e një regjimi racist”, tha Çavushollu.

Ministri Çavushollu mbajti një fjalim në kryeqytetin Rabat të Marokut në mbledhjen e zhvilluar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Ai tha se duhen përshpejtuar punimet për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve në mbarë botën, dhe shtoi: “Ne duhet të jemi mbrojtës të mirëqenies së tërë umetit përfshi edhe pakicat dhe komunitetet në lindje e perëndim. Ne mund të luftojmë kundër rritjes shqetësuese të islamofobisë dhe ngjarjeve raciste vetëm duke i ngjeshur radhët (duke qenë pranë njëri-tjetrit). Ne duhet të shqyrtojmë edhe sfidat e përleshjeve, terrorizmit dhe varfërisë, që ndikojnë shoqëritë tona. Duhen rritur përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e myslimanëve rohinga, ujgurëve, popullit të Kashmirit, turqve të Qipros dhe të drejtave dhe të vlerave të pakicave turke në Trakinë Perëndimore”.

Shefi i diplomacisë turke në fjalimin e tij bëri thirrje për përpjekje të përbashkët kundër mosmarrëveshjeve politike, terrorizmit dhe vështirësive për shkak të varfërisë dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë kontributin e saj në Organizatën e Bashkëpunimit Islam./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne