Çavusoglu: Kemi riatdhesuar 60 mijë turq dhe kemi dërguar ndihma mjekësore në 57 vende

Ministri i Punëve të Jashtme (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se deri më tani, për shkak të koronavirusit të llojit të ri (Covid-19), janë riatdhesuar mbi 60 mijë turq.

Në një postim të bërë në llogarinë në median sociale “Twitter” ai u shpreh në lidhje me nënshtetasit turq që janë sjellë në atdhe.

“Deri më sot janë riatdhesuar mbi 60 mijë turq. Kemi siguruar që rreth 20 mijë njerëz që ndodheshin në Turqi të kthehen në vendin e tyre. Kemi mbështetur me pajisje mjekësore 57 vende”, shkroi ministri Çavushollu.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne