Çavusoglu kritika Greqisë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu të enjten kritikoi Greqinë për pezullimin e Bashkimit Evropian dhe të drejtës ndërkombëtare me veprimet e saj kundër azilkërkuesve në kufijtë e saj.

“Greqia, një anëtare e Bashkimit Evropian ka pezulluar ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së. Duke hapur zjarr në tokë dhe det ndaj azilkërkuesve që kanë marrë strehimin në kufijtë e saj, sillen në mënyrë çnjerëzore duke fundosur anijet e tyre dhe duke i sulmuar ata me gaz lotësjellës. Vranë tre njerëz dhe plagosën disa të tjerë”, tha Çavusoglu për gazetën gjermane “Bild”.

“Miliona njerëz janë shpërngulur në Siri dhe po vijnë në kufijtë tanë. Lindja e Mesme është fqinji ynë dhe jo aq larg nga Evropa siç mendojnë evropianët. Ngjarjet prekin edhe Evropën”, tha Çavuşoğlu.

Zyrtarët turq njoftuan javën e kaluar se nuk do të përpiqen më për t’i ndaluar azilkërkuesit që të arrijnë në Evropë. Që atëherë, mijëra azilkërkues janë mbledhur në provincën turke Edirne përgjatë kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë për të bërë rrugën e tyre në Evropë.

Turqia nuk mund e vetme të mbajë barrën mbi supe

Çavuşoğlu e vlerësoi si “të papërgjegjshëm” dhe “jo të pranueshëm” për të thënë se refugjatët nuk duhet të vijnë në vendet tjera dhe se Turqia duhet të merret me ta.

“Vendi ynë nuk mund ta përmbushë vetë këtë barrë të rëndë. Nuk është e sinqertë ta shohësh këtë si një kërcënim, shantazh ose manovër politike (nga Turqia). Ne ofrojmë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për 4 milionë njerëz në vendin tonë”, tha ai.

Çavuşoğlu vuri në dukje se vendi i tij nuk ka pse të ndalojë azilkërkuesit që duan të shkojnë në një vend të sigurt.

Duke e përshkruar shpërnguljen e njerëzve si “problemin e epokës”, ai tha se “gjëja logjike” është zgjidhja e këtij problemi aty ku lind.

Vendimi i Turqisë për azilkërkuesit u mor pasi 34 ushtarë turq u martirizuan nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib, në veriperëndim të Sirisë javën e kaluar. Ushtarët turq po punonin për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të vitit 2018 me Rusinë nën të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara në rajon.

Turqia, e cila tashmë strehon rreth 3.7 milionë migrantë sirianë, më shumë se çdo vend në botë, theksoi se nuk mund të përballojë një valë tjetër refugjatësh.

Ankaraja është ankuar në mënyrë të përsëritur se Evropa nuk ka arritur t’i mbajë premtimet e saj lidhur me marrëveshjen Turqi-BE për refugjatët të vitit 2016 për të ndihmuar dhe për të frenuar valën e mëtejshme të migrantëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne