Çavusoglu kritikon ashpër ShBA-në për aleancë me organizatën terroriste PKK/YPG

Ministri i Jashtëm Turk , Mevlut Çavusoglu kritikoi edhe njëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përzgjedhjen e aleancës me organizatën separatiste terroriste PKK/YPG në vend të Turqisë, me të cilën ka një aleancë 66-vjeçare.

Në artikullin e tij të shkruar për revistën amerikane “The Foreign Policy”, ministri Çavusoglu i bëri një vlerësim rëndësisë së operacionit “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Afrin të Sirisë dhe strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çavusoglu në artikullin e tij theksoi se operacioni “Dega e Ullirit” para së gjithash ka qenë një operacion i vetëmbrojtjes kundër sulmeve të terrorit ndaj vendbanimeve në Turqi.

Duke vënë në dukje se ka qenë i vetëdijshëm për fushatën e gjerë që u zhvillua për ti hedhur hije operacionit, shefi i diplomacisë turke tha se kanë treguar kujdes të veçantë për të mos shkaktuar humbje në civilë dhe tërhoqi vëmendjen se ky operacion është njëra prej operacioneve më të suksesshme në botë nga ky aspekt.

“Pretendohej se operacioni i Ushtrisë Turke kundër terroristëve të YPG-së, të cilët u përqendruan ti kundërvihen, ka penguar luftën kundër DAESH-it”, shkruan Çavusoglu, ndërsa vijon me këto fjalë: “Mendoj se kjo përzgjedhje e YPG-së është tregues i budallallëkut të strategjisë së imponuar të besimit. Por, ju sigurojë se Turqia kurrë nuk do të lejojë ristrukturimin e DAESH-it dhe do të punojë së bashku me ShBA-në në këtë drejtim”.

Duke e vënë në dukje se njëra prej pikave të mospajtimit me ShBA-në është politika e Washingtonit për të armatosur PKK/YPG-në pavarësisht të kaluarës së tyre terroriste, Çavusoglu tha: “Përzgjedhja e ShBA-së të aleancës me organizatën separatiste terroriste PKK/YPG në vend të Turqisë, me të cilën ka një aleancë 66-vjeçare, ka forcuar të gjithë kritikët dhe opozitarët. Shpresojë se Mike Pompeo, i cili është i emëruar si Sekretari i Shtetit dhe ambasadori John Bolton, i emëruar si këshilltarë për siguri kombëtare, të vendosin si prioritet korrigjimin e situatës”.

“DAESH-i ka pësuar disfatë në masë të madhe, gjë që nuk ndodhi vetëm në saje të goditjes së fundit të grupeve të trajnuara dhe armatosura nga ana e ShBA-së”, bëri të ditur ministri i Jashtëm turk dhe shtoi: “DAESH-i është mundur me përpjekjet e përkushtuara të koalicionit ndërkombëtar, ushtrisë irakiane dhe të aktiviteteve të Turqisë. Ushtria turke është ushtria e vetme e NATO-së, e cila ndërhyri drejtpërdrejtë ndaj DAESH-it në Xherablus në veri të Sirisë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne