Çavusoglu: Malajzia dhe Pakistani partnere kyçe të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Malajzia dhe Pakistani janë dy partnerë kyç për Turqinë.

Ministri Çavusoglu mori pjesë në takimin tresh Turqi-Malajzi-Pakistan që u organizua në qytetin Xhide të Arabisë Saudite.

Në mbledhjen që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ministri Çavusoglu u takua me homologët e tij nga Pakistani Shah Mahmud Kurejshi dhe të Malajzisë, Dato Saifuddin Abdullah.

Pas mbledhjes shefi i diplomacisë turke në llogarinë e tij në Twitter e postoi këtë mesazh: “Malajzia dhe Pakistani janë dy partnerë kyç për Turqinë. Ne si demokracitë dhe ekonomitë më të mëdha të botës islame do ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin dhe do ta përdorim më mirë potencialin tonë të përbashkët”.

Pas takimit tresh ministri Çavusoglu pati edhe një takim dypalësh me ministrin Kurejshi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne