Çavusoglu: Marrëveshjet e arritura me ShBA-në dhe Rusinë janë suksese politike të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvut Çavusoglu deklaroi se marrëveshjet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Rusinënë lidhje me çështjen e Sirisë hynë në histori si sukses politik.

Mevlut Çavusoglu shpjegoi për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) detajet e marrëveshjes së arritur të martën në Soçi me Rusinë.

Duke vënë në dukje se dy vendet më të mëdha të botës pranuan legjitimitetin e Operacionit “Burimi i Paqes”, ministri Çavusoglu tha që “Nëse ndonjë element terrorist shfaqet në zonën e Operacionit ‘Burimi i Paqes’ ne do ta neutralizojmë atë”.

Shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK do të largohen në jug 30 km nga kufiri i Turqisë, përfshirë edhe zonën Kamishli, ndërsa shtoi se përpjekjet e Turqisë parandaluan formimin e shtetit terrorist në veri të Sirisë.

Ai gjithashtu tha se Operacioni “Burimi i Paqes” është një pikë kthese për të ardhmen e Sirisë.

“Shumica e banorëve të kësaj zone (veriu i Sirisë) janë arabë. Edhe në administratë do të jenë ata. Nëse ka kurdë edhe ata do të përfshihen”, deklaroi ministri Çavusoglu.

Ai tha se Turqia nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me regjimin e Beshar Esadit dhe shtoi se regjimi nuk ka aftësi për të zbatuar marrëveshjen e Adanasë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne