Çavusoglu në Guatemala: Turqia është aktive në rajon me të gjitha institucionet e saj

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), në Guatemala, ku shkoi për një vizitë zyrtare, u takua me Kryetarin e Shtetit. Jimmy Morales.

Çavushollu shkoi në Guatemala për të marrë pjesë në Forumin e III Politik të Ministrave të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Organizatës për Integrim të Amerikës Qendrore (SICA).

Në takimin Çavushollu-Morales, që u zhvillua në pallatin Kombëtar të Kulturës në kryeqytetin e Guatemalas, morën pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Sandra Jovel dhe ambasadori i Turqisë në Guatemala, Sylejman Gëkçe (Süleyman Gökçe).

Më pas Çavushollu bëri inaugurimin e ndërtesës së re të ambasadës së Turqisë në Guatemala.

Në fjalimin e rastit ai rikujtoi se ndërmjet Turqisë dhe Guatemalas ekzistojnë marrëdhënie dypalëshe prej një kohe të gjatë dhe shtoi: “Ambasada jonë do të ndihmojë në përforcimin edhe më shumë të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona”.

“Guatemala është një nga partneret strategjike më të rëndësishme të Turqisë në Amerikën Latine. Marrëdhëniet tona në çdo fushë, si tregti e kulturë vazhdojnë të rriten”, u shpreh shefi i diplomacisë turke.

Ai deklaroi gjithashtu se në një kohë të shkurtër Turqia do të hapë ambasadë edhe në Uruguai dhe në lidhje me praninë e Turqisë në rajon u shpreh duke thënë: “Turqia, nuk është aktive në Amerikën Latine dhe Karaibe vetëm me misionet diplomatike të varura nga Ministria e Punëve të Jashtme, por ndodhet aty me të gjitha institucionet, si Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne