Çavusoglu nënvizon luftën e përbashkët kundër racizmit dhe islamofobisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i ka përcjellë falenderime kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg, për “mesazhet e sinqerta dhe të guximshme” që ajo ka thënë pas sulmit terrorist ndaj një xhamie në Norvegji kundër prirjeve raciste dhe anti-islame që rriten në botë.

Në lidhje me sulmin e armatosur të ndërmarrë ditën e shtunë ndaj Xhamisë Al-Nur, që i përket afganëve në qytetin Barum të Norvegjisë, Çavuşoğlu në llogarinë e tij në twitter tha se këto probleme të sulmeve anti-islame mund të zgjidhen duke i luftuar së bashku.

“Sulmi ndaj xhamisë në Norvegji na ka mërzitur dhe shqetësuar thellësisht. Falënderoj kryeministren Erna Solberg për mesazhin e saj të sinqertë dhe të guximshëm që ka dhënë për lëvizjet raciste dhe anti-islame në rritje në botë. Ne mund ta zgjidhim këtë problem vetëm duke luftuar së bashku”, ka shkruar në mesazhin e tij kryediplomati Çavusoglu.

Kryeministrja norvegjeze ka dënuar sulmin në fjalë, duke u shprehur se duhet të luftohet kundër urrejtjes dhe qëndrimeve anti-islame. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne