Bota

Çavusoglu: Nëse Amerika mban qëndrim armiqësor edhe ne do të kundërpërgjigjemi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë qëndrim armiqësor ndaj Turqisë atëherë do të hedhin hapa kundër kësaj.

Çavushollu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në një kanal televiziv privat.

Ai tha se Turqia i kushton një rëndësi të madhe industrisë së saj të mbrojtjes dhe në këtë temë po bën investime të rëndësishme dhe nënvizoi se sot Turqia mund të sigurojë 70% të nevojave të saj.

Ministri Çavushollu theksoi se Turqia zhvillon punime të intensifikuara për të prodhuar avionët luftarakë, tanket dhe helikopterët e vet.

Ai bëri të ditur se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i japin Turqisë avionët luftarakë F-35, atëherë deri sa të prodhojë avionët e saj Turqia do të zgjedhë rrugën për furnizimin nga vende të tjera me nevojat e veta dhe për këtë tregoi shembull sistemet S-400.

“Nëse Turqia i drejtohet alternativave të tjera nëse nuk i japin avionët F-35 atëherë nuk do të kenë asgjë për të thënë. Turqia sigurisht që do që të përmbushë nevojat e saj nga projektet në të cilat është partnere, por nëse kjo nuk realizohet atëherë ka të drejtë të vlerësojë alternativat e tjera. Para së gjithash Turqia, kur vjen puna dhe koha hedh dhe do të vazhdojë të hedhë hapat e nevojshme për të qenë një vend i pavarur dhe i lirë” tha shefi i diplomacisë turke.

Pyetjes se çfarë do të bëjë Turqia nëse Amerika zbaton sanksione, ai iu përgjigj me fjalët: “Nëse vihen sanksione edhe ne do të kemi kundërpërgjigje për Amerikën. Nuk kemi asgjë të fshehtë, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë qëndrim armiqësor ndaj Turqisë atëherë edhe ne do të hedhin hapa kundra. Ky nuk është kërcënim dhe as blof”.

Çavushollu u shpreh edhe në lidhje me sulmet ndaj qytetit Idlib të Sirisë.

“Përgjegjësia për të ndaluar sulmet e regjimit të Beshar Esadit është fqinja jonë, Rusia” tha ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu./trt

OPINIONE