Çavusoglu: Nga Rusia kërkuam arrestimin dhe ekstradimin e terroristit Mihraç Ural

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, bëri të ditur se nga Rusia kanë kërkuar ekstradimin e terroristit Mihraç Ural i cili mori pjesë në Kongresin e Soçit të mbajtur më 30 janar.

Në prononcimin e tij të bërë në interes të gazetarëve në Ankara, ministri Çavusoglu tha se pjesëmarrja e terroristët në kongres dhe mospërfshirja e tij në listën e pjesëmarrësve që i është dërguar Turqisë, bëri që Turqia të reagoj ashpër.

“Në lidhje me pjesëmarrjen e këtij terroristi ne shprehëm menjëherë reagimin tonë, duke kërkuar sqarime nga Rusia pasi i shpjeguam se ky terrorist kërkohet me fletarrestim të kuq. Ai ka hyrë në Rusi me dokumente të falsifikuara dhe ka bërë pothuajse shfaqje duke bërë fotografi në vende të ndryshme”, deklaroi shefi i diplomacisë turke.

Çavusoglu theksoi se Turqia nga Rusia ka kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e tij, ndërsa shtoi se “Rusia do të zhvilloj punimet e duhura në lidhje me këtë çështje dhe do të na informoj. Me këtë po interesohet nga afër personalisht Presidenti Vladimir Putin”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne