Çavusoglu: Nga SHBA-ja duam vetëm që të mos mbështesë terrorizmin dhe të mos bëjë hije

Gjatë një prononcimi për një kanal televiziv privat, shefi i diplomacisë turke foli për ato çfarë Turqia pret nga ShBA-ja në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”…

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, u prononcua të martën vonë për një kanal televiziv privat në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

“Për disa arsye, nuk mund të thonë të gjithë në çdo çast ‘mos filloni një operacion kundër terrorizmit’, por orvaten që ta nënvlerësojnë, ta bëjnë të parëndësishëm këtë operacion nëpërmjet civilëve apo të prodhojnë kritika përmes të njëjtit kanali. Ajo çfarë ne duam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tashmë e qartë: Të ndërpresë mbështetjen për këtë organizatë terroriste, të mos e furnizojë atë me armë, si dhe të mos bëjë hije”, tha shefi i diplomacisë turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne