Çavusoglu: Nuk harrojmë dhe nuk lejojmë që të harrohet Srebrenica

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nuk do të lejojnë kurrë përsëritjen e një gjenocidi të tillë si ai i Srebrenicës.

Çavushollu bëri një postim në llogarinë në median sociale Twitter me rastin e 23-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, që pranohet si një nga tragjeditë më të mëdha të përjetuara në Evropë pas Luftës së II Botërore, ku u masakruan të paktën 8 mijë e 372 civilë boshnjakë.

“Nuk kemi harruar, nuk do të harrojmë dhe nuk do të lejojmë që të harrohet kurrë. Nuk do të lejojmë që të përsëritet më” shkroi Çavushollu duke shënuar edhe etiketën #Srebrenica.

Çavushollu postoi në median sociale edhe një fotografi të Varrezave Monumentale të Potoçarit, ku varrosen viktimat e gjenocidit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne