Çavusoglu: Operacioni «Burimi i Paqes» “strategjik” për sigurinë rajonale

I ftuar në një televizion privat ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri deklarata lidhur me aktualitetin.

Në përgjigje të pyetjes se në cilin kah po funksionin marrëveshja e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Turqisë për operacionin «Burimi i Paqes» shefi i diplomacisë turke tha se organizata terroriste YPG/PKK nga njëra tërhiqet, kurse nga ana tjetër ajo vazhdon të provokojë Turqinë.

Ministri Çavushollu rikonfirmoi edhe një herë që qëllimi i operacionit «Burimi i Paqes» është pastrimi i rajonit nga terroristët dhe e vijoi kështu deklaratën e tij: “Me marrëveshjen e arritur, ShBA-ja u zotua se terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen nga kjo zonë deri në thellësinë 32 km nga kufiri ynë jugor. Në fund të afatit të dakorduar prej 120 orësh ne duam të shikojmë që terroristët të jenë tërhequr të gjithë nga kjo zonë e deklaruar; po ashtu duam të shohim që ata i kanë marrë me vete edhe armët”.

“Për momentin në operacion kemi një pushim 5-ditorësh dhe nuk bëhet fjalë për tërheqje të ushtarit turk nga terreni. Ne vazhdojmë të grumbullojmë informacion në terren dhe këtë e themi edhe për YPG/PKK-në, edhe për ShBA-në. Askush të mos u hyjë pritshmërive të llojit ‘kjo mund ti shpëtojë syrit të Turqisë’. Ne e ndjekim dhe do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër të gjithë procesin”,- sqaroi ministri i Jashtëm.

Kurse pyetjes se çfarë do të bëjë Turqia në qoftë se YPG/PKK-ja nuk tërhiqet nga zona brenda 120 orëve, Çavushullu iu përgjigj kështu: “Këtë herë ne do të vazhdojmë të veprojmë në terren. Pasi kështu e parashikon edhe marrëveshja e arritur (me ShBA)”.

Me operacionin «Burimi i Paqes» është ruajtur edhe integriteti territorial i Sirisë,- theksoi Çavushollu dhe shtoi: “Qëllimi i atyre nuk është të krijojnë këtu një kanton të ndarë, por të krijojnë një shtet terrorist. Këtë mund ta dalloni lehtë nëse shikoni reagimet e tyre”.

I pyetur për letrën e Presidentit amerikan, Donald Trump, Çavushollu tha se përgjigja kësaj letre i është dhënë me operacionin «Burimi i Paqes», Turqia është një shtet serioz dhe nuk do të bjerë në atë nivel.

Ku e ka vendin kjo letër?” ishte pyetja e radhës, të cilës Çavushollu i dha përgjigjen: “Në koshin e plehrave”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne