Çavusoglu pati një bisedë telefonike me Pompeo

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Biseda është raportuar nga burime diplomatike në Ankara, por nuk janë dhënë detaje.

Biseda e mëparshme midis shefave të diplomacisë turke e amerikane ishte zhvilluar më 9 tetor, ditën kur kishte nisur operacioni antiterrorist “Burimi i Paqes” me qëllim për të shkatërruar korridorin terrorist që tentohet të krijohet në kufijtë jugorë të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne