Çavusoglu për “Il Messaggero”: Itali shmang plasaritjet! Na ndihmo në çështjen e terroristëve

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se presin nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte që të hedhë hapat e nevojshme për qëndrimin e Italisë në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” dhe pengimin e dëmtimit të lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe Italisë dhe bashkëpunimit aktual dhe në ardhmen të dy vendeve aleate (Turqisë dhe Italisë).

Ministri turk dha një reportazh të veçantë për një nga gazetat më të shitura në Itali, “Il Messaggero” ku reagoi ndaj deklaratave të këtij vendi në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes”, që Turqia ka filluar në verilindje të Sirisë për të penguar korridorin terrorist.

Në reportazhin e publikuar me titull: “Itali shmang plasaritjet: Na ndihmo në çështjen e terroristëve”, shefi i diplomacisë turke u shpreh: “Disa deklarata nga pala italiane për të zbatuar embargo armësh ndaj Turqisë janë të papranueshme. Është gjithashtu shumë e hidhur që Italia është në krye të vendeve të Evropës që kërkojnë zbatimin e sanksioneve kundër Turqisë. Ne presim më shumë solidaritet dhe ndihmë nga qeveria italiane kundër organizatës separatiste terroriste PYD/YPG”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Roma dhe Ankaraja duhet të veprojnë si partnere strategjike në çështjet e Sirisë dhe Mesdheut Lindor si dhe shprehu zhgënjimin e Turqisë nga Italia.

“Ne jemi vendi që mirëpret numrin më të madh të refugjatëve në botë. Ne mirëpresim mbi 3 milionë e 600 mijë sirianë, nga të cilët 300 mijë janë kurdë që kanë shpëtuar nga shtypja dhe egërsia e YPG/PYD. Shërbimet e ofruara nga Turqia bujarisht për këta njerëz janë më të mirat në botë, dhe ne e respektojmë plotësisht marrëveshjen e ripranimit (që Turqia ka bërë me BE-në). Një prej qëllimeve të operacionit “Burimi i Paqes”, bazuar edhe në themelin e drejtësisë ndërkombëtare dhe me në koordinim me principet e Kombeve të Bashkuara, është lehtësimi i kthimit në mënyrë të sigurt dhe vullnetar të refugjatëve në shtëpitë e tyre, ose në vendet e tjera që do të zgjedhin në Siri”, u shpreh Çavushollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne