Çavusoglu përshëndet Spanjën si vend “mik i vërtetë” i Turqisë

Vërejtjet e ministrit Çavusoglu erdhën gjatë një aktiviteti të organizuar në një hotel në qytetin turistik mesdhetar të Antalies në Turqi për të dekoruar Hasan Akincioglu, konsulli nderi i Spanjës në qytet, me një medalje mbretërore të qeverisë spanjolle.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Holanda, Italia dhe Spanja kishin dërguar sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore në Turqi pas shpërthimit të luftës së përgjakshme civile në Siri, por Italia njoftoi se do të tërhiqte sistemin e saj “SAMP-T”, ndërkohë që SHBA-ja, Gjermania dhe Holanda kishin tërhequr sistemet “Patriot” më herët.

Shefi i diplomacisë turke vuri në pah se Spanja nuk do ta ndiqte këtë politikë tërheqjeje dhe shtoi: “Spanja është një vend mik i vërtetë i Turqisë. Ne e falënderojmë (Spanjën) për këtë.”

Çavusoglu shtoi se Spanja asnjëherë nuk e ka paragjykuar Turqinë duke e vlerësuar këtë vend për faktin që është i hapur ndaj kritikave dhe për shkëmbimin e pikëpamjeve të tij me transparencë.

“Raportet tona bilaterale datojnë që nga epoka osmane duke filluar në vitin 1782. Marrëdhëniet tona janë forcuar në çdo fushë”, theksoi Çavusoglu duke shtuar se Ankaraja dhe Madridi u bashkuan me njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur.

“Marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare janë gjithashtu në një nivel shumë të mirë”, tha ministri turk i Punëve të Jashtme dhe vuri në dukje se ka hapësirë ​​për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e financave duke pasur parasysh potencialin e lartë të dy vendeve.

Spanja renditet e gjashta midis vendeve partnere evropiane të Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne