Çavusoglu pjesëmarrës në aktivitetet e 70-vjetorit të Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se lëvizjet si racizmi dhe islamofobia tronditin vlerat themelore të Evropës.

Mevlut Çavusoglu, i cili ndodhet në Strasburg të Francëpër të marrë pjesë në festimin e 70-vjetorit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se Evropa aplikon standarde të dyfishta në luftën kundër terrorizmit.

Në kuadër të kontakteve të tij ministri Çavusoglu u takua me Liliane Maury Pasquier, Kryetaren e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Takimi u përqendrua në hapat që mund të merren kundër racizmit dhe islamofobisë.

Pas kësaj, Çavusoglu pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

Gjatë këtij takimi u dha mesazhi për luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste.

Ministri Çavusoglu priti në takim Elif Başak Çaglar, fituesen e konkursit për hartim të organizuar nga Ministria e Arsimit Kombëtar në kuadër të 70-vjetorit të Këshillit të Evropës.

Në një mesazh të publikuar në Twitter ministri Çavusoglu e përgëzoi Çaglar dhe i uroi suksese në të ardhmen.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 70-vjetorit të Këshillit të Evropës, Ministria e Arsimit Kombëtar organizoi një konkurs për hartime, në të cilin Çaglar zuri vendin e parë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne