Çavusoglu: Problemet në rajon mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunim ndërmjet vendeve myslimane

Shefi i diplomacisë turke priti në Ankara zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Marzuki Yahya dhe ish-ministrin e Jashtëm të Iranit, Manouchehr Mottaki.

Në takimin që Çavusoglu pati me Marzukin, njëherësh anëtar i Këshillit Konsultativ të Samitit të Kuala-Lumpurit, i pranishëm ishte edhe kreu i Marrëdhënieve të Jashtme të këtij samiti, Qamarul Naim Mohd Faizal. Gjatë mbledhjes u morën në shqyrtim përgatitjet për Samitin e Kuala-Lumpurit.

Çavusoglu pati një takim gjithashtu me ish-homologun iranian, Mottaki dhe delegacionin shoqërues.

“Problemet komplekse në rajonin tonë mund t’i zgjidhim vetëm përmes solidaritetit, bashkëpunimit dhe dialogut të fuqishëm ndërmjet vendeve myslimane”, shkroi kryediplomati turk në “Twitter” pas takimeve në fjalë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne