Çavusoglu: Procesi i dorëzimit të S-400-ve do të vazhdojë pa problem

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në lidhje me dorëzimin e Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore me Rreze të Gjatë të Veprimit (S-400) të blera nga Rusia tha se “Procesi edhe pas kësaj do të vazhdojë në mënyrë të shëndoshë”.

Mevlut Çavusoglu pas takimeve dypalëshe dhe mes delegacioneve me homologun e tij zviceran, Ignazio Cassis të zhvilluar në kryeqytetin Ankara organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me dërgimin e grupit të parë të pajisjeve të sistemeve S-400 në aeroportin ushtarak Murted, ministri Çavusoglu tha: “Marrëveshja S-400 është një marrëveshje e përfunduar dhe procesi vazhdon. Ne jemi duke i koordinuar këto punë. Edhe procesi në lidhje me çështjet e lejimit të uljes së avionëve dhe të lejimit të ardhjes së personelit përkatës po vazhdon. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri deklaratat e nevojshme dhe nuk ka asnjë problem. Procesi edhe pas kësaj do të vazhdojë në mënyrë të shëndoshë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne