Çavusoglu reagon ndaj Amerikës, Turqia do të kundërpërgjigjet

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) reagoi ndaj pretendimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të zbatojë disa sanksione ndaj Turqisë.

Çavushollu bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës për një kanal televiziv privat.

Ai tha se anulimi i shitjes së avionëve luftarakë F-35 do të ishte i papranueshëm dhe paralajmëroi me fjalët: “Nga Turqia do të marrin kundërpërgjigje, kjo nuk i ka hije aleancës”.

Ministri Çavushollu tha se javën e ardhshme do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të biseduar me sekretarin e ri amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Ai bëri deklarata të rëndësishme edhe në lidhje me udhëtimin pa viza në Rusi.

“Edhe pse vizat nuk do të hiqen plotësisht këtë vit, rusët na propozuan heqjen e vizave për pasaportat zyrtare dhe ato të shërbimeve. Edhe pse pjesërisht vizat do të hiqen këtë vit” tha Ministri i Jashtë, Mevlyt Çavushollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne