Çavusoglu realizoi takime me autoritetet e larta shtetërore të Sllovenisë

Çavushollu mori pjesë në Forumin e 14-të Strategjik të Sigurisë që u mbajt në Bled të Sllovenisë. Këtu shefi i diplomacisë turke u prit në takim nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri Marjan Sarec.

Ministri i Jashtëm turk Çavushollu pati një takim edhe me homologun e tij slloven, Miro Cerar.

“Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar biseduam për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Marrëdhëniet ekonomike dhe investimet reciproke do ti rrisim akoma edhe më shumë”,- shkruan Çavushollu në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në Twitter.

Duke folur në një panel mbi multikulturalizmin që u mbajt në kuadër të Forumit të 14-të Strategjik në Bled të Sllovenisë, Çavushollu tha se bota nuk ka arritur ta trajtojë problemin e migrimit të parregullt.

Kryediplomati turk deklaroi se vendet që janë burim i emigracionit nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme nga vendet e tjera dhe bëri apel për t’i ndihmuar këto vende për të mënjanuar shkaqet kryesore të migrimit të parregullt.

“Sot ka rreth 70 milionë persona të zhvendosur në botë. Ky numër është më i madh se ai personave të zhvendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Çavushollu.

Ai tha se Turqia është një vend tranzit për migrimin e parregullt.

“Ne kemi shpenzuar 37 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit dhe ajo që kemi marrë nga bashkësia ndërkombëtare është më pak se një miliard dollarë, krahas asaj që morëm nga Bashkimi Evropian”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Ndryshe, Turqia strehon rreth 3,6 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne